Lëndimi i papritur i Paul Pogbas ka prishur planet e skuadrës së Juventusit për sezonin e ri. Kjo ka bërë që Juventusi ta kontaktojë Romën për t’ia kërkuar mesfushorin Jordan Veretout, përcjell “Football-Italia” të enjten.
Mësohet se Juventusi ka kërkuar huazimin e Veretoutit, i cili shihet si alternativë për Pogban, i cili pritet të paktën të mungojë rreth dy muaj. Veretout nuk bën pjesë në planet e Romës dhe kohët e fundit ka qenë i lidhur me një kalim te Marseille apo Roma.
29-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2024. Ai në total ka 166 paraqitje në Serie A, ku ka shënuar 33 gola dhe ka bërë 13 asistime.