Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle kërkon mesfushorin e Romës

Veretou, roma, futboll, serie a

Jordan Veretout mund të rikthehet sërish në Premier League.

Për mesfushorin e Romës, raportohet se Newcastle Unitedi është duke e bërë gati një ofrtë.

Klubi anglez po kërkon që në janar ta transferojë francezin. Veretout ka luajtur tek Aston Villa në periudhën 2015-2017. Në Premier League ka luajtur në 25 ndeshje dhe ka bërë pesë asistime.

Roma shpenzoi 18.5 milionë euro për të transferuar 28-vjeçarin nga Fiorentina në vitin 2019.

Ky transferim mund edhe të mos realizohet, pasi francezi është njëri prej lojtarëve kryesor të Romës së trajnerit Jose Mourinhos këtë sezon. Ai ka regjistruar 24 paraqitje ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Newcastle po ashtu ka shfaqur interesim edhe për Aaron Ramseyn e Juventusit.