Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Veretout drejt Marseillet për 10 milionë euro

Jordan Veretout pritet të transferohet te Marseille në Francë.

Francezi nuk e ka vendin e sigurt në përbërjen e parë të trajnerit Jose Mourinho pas ardhjes së disa lojtarëve dhe për këtë arsye klubi romak ka vendosur që të nxjerr në shitje.

“Calciomercato” raporton se të enjten do të ketë një takim tejtër mes drejtueseve të klubeve për ta mbyllur marrëveshjen.

Veretout të kalojë te Marseille në formë huazimi, por klubi francez është i detyruar ta blejë kartonin e lojtarit në fund të sezonit.

Zbulohet se Marseille do të paguajë 10 milionë euro për mesfushorin, i cili do të fitojë rreth 3 milionë euro në sezon te klubi francez.