Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parades edhe më afër kalimit te Juventusi

Juventusi është në kërkim të një mesfushori për ta zëvendësuar Paul Pogban që pritet të mungojë për një kohë të gjatë shkaku i lëndimit të pësuar.

“Sportmediaset” ka bërë të ditur se krerët e kubit italian janë shumë afër arritjes së marrëveshjes me Paris Saint-Germainin për mesfushorin Leandro Parades.

Argjentinasi do të largohet nga parisienët pasi nuk është pjesë e planeve të klubit francez.

Juventusi e ka kërkuar në formë huazimi Paradesin me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.