Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Manchester Cityt, Aymeric Laporten.
“Tuttosport” ka raportuar të enjten se Juventusi tashmë e ka kontaktuar Cityn në lidhje me transferimin e Laportes. Bëhet e ditur se Juventusi po e kërkon huazimin njëvjeçar të Laportes me opsionin e blerjes në fund të sezonit. Laporte është pjesë e Cityt prej janarit të vitit 2018 dhe sezonin e shkuar ka regjistruar 27 ndeshje në të gjitha garat. Laporte ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025 kurse interesim për të ka shfaqur edhe skuadra e Barcelonës.