Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona në garë për Laporten

Skuadra e Barcelonës po synon transferimin e qendërmbrojtësit të Manchester Cityt, Aymeric Laportes gjatë afatit kalimtar të janarit, ka raportuar të martën “Fichajes”.

Bëhet e ditur se Barcelona po kërkon huazimin e Laportes me të drejtën e blerjes në fund të edicionit, pasi qendërmbrojtësi këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit te kampioni i Anglisë.

Laporte është i gatshëm të kthehet në La Liga edhe pse ke kontratë me Cityn deri në vitin 2025. Ai këtë sezon ka tri paraqitje dhe një gol të shënuar në kampionatin anglez.

27-vjeçari iu bashkua Cityt në janar të vitit 2018 nga Athletic Bilbao. Interesim për Laporten gjatë afatit kalimtar të verës, pati treguar edhe skuadra e Juventusit.

Artikuj të ngjashëm