Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi në garë për Laporten

Juventusi është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit Aymeric Laporte, raporton “Corriere dello Sport” të mërkurën. Te Juventusi janë në kërkim të një mbrojtësi pas largimit të Giorgio Chiellinit dhe Laporte po shihet si pasardhës ideal i tij.

Laporte është pjesë e Manchester Cityt, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025, por është i gatshëm të largohet nga ekipi anglez gjatë kësaj vere. Juventusi është gati ta testojë Cityn me një ofertë prej 45 milionë eurosh për Laporten, i cili pëlqehet edhe nga Barcelona.

28-vjeçari në vitin 2018 iu bashkua Cityt nga Athletic Bilbao dhe këtë sezon kontribuoi me katër gola në 44 paraqitje në të gjitha garat.