Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali në garë për Laporten

Real Madridi është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit të Manchester Cityt. Aymeric Laporte.

“Mundo Deportivo” ka shkruar të hënën, se Reali ka nisur kontaktet me Cityn për transferimin e Laportes para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Laporte është i gatshëm të largohet nga City pasi e ka humbur vendin e titullarit dhe te Reali po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen. 27-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025 kurse këtë sezon ka regjistruar vetëm një paraqitje për kampionin e Anglisë.

Kartoni i Laportes, vlerësohet rreth 45 milionë euro kurse interesim për transferimin e tij, ka shfaqur edhe skuadra e Juventusit.