Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali po insiston për Laporten

Qendërmbrojtësi Aymeric Laporte është shënjestra kryesore e skuadrës së Real Madridit gjatë afatit kalimtar të janarit. Bëhet e ditur se Reali po insiston në transferimin e futbollistit të Manchester Cityt, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Carlo Ancelotti, i cili po e sheh Laporten si përforcim të domosdoshëm për mbrojtjen.

Laporte këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit te City dhe është i gatshëm të largohet nga kampioni i Anglisë. 27-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025 dhe këtë sezon ka shënuar një gol në gjashtë paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm