Sport

Reali interesohet për Laporten

Foto: Reuters

Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit të Manchester Cityt, Aymeric Laporte shkruan të hënën “Daily Star”. Bëhet e ditur se Reali po e monitoron situatën e Laportes te City duke pasur parasysh se këtë edicion qendërmbrojtësi e ka humbur vendin e titullarit.

Laporte këtë edicion ka vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat kurse me Cityn ka kontratë deri në vitin 2025. Te Reali e shohin Laporten si përforcim të duhur për edicionin e ardhshëm duke pasur parasysh largimin e Sergio Ramosit në verë. 26-vjeçari është pjesë e Cityt prej janarit të vitit 2018 kur iu bashkua nga Athletic Bilbao për 65 milionë euro.