Skuadra e Barcelonës ka kthyer interesim kah mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte, njofton “Fichajes”, të enjten. Barça po synon ta bindë Cityn në lirimin e Laportes gjatë kësaj vere.
Laporte te Barcelona po shihet si përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes, pasi trajneri Xavi Hernandez po kërkon një mbrojtës për sezonin e ri.
28-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 45 milionë euro.
Laporte është pjesë e Cityt prej janarit të vitit 2018 kur iu bashkua nga Athlet ic Bilbao. Ai me ekipin anglez ka fituar katër tituj kampioni.
Artikuj të ngjashëm