Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City kërkon 50 milionë euro për Laporten

Qendërmbrojtësi Aymeric Laporte nuk do të jetë pjesë e Manchester Cityt sezonin e ardhshëm.

Spanjolli do të jetë njëri prej lojtarëve të parë që do të largohet në verë nga ekipi anglez, ka njoftuar “Sky Sports” të martën.

Bëhet e ditur se City tashmë ka caktuar çmimin për Laporten dhe për kartonin e tij po kërkon 50 milionë euro.

Barcelona dhe Juventusi janë vetëm disa prej skuadrave që kanë shprehur interesim për 28-vjeçarin.

Laporte ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka regjistruar vetëm 15 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Athletic Bilbao, ndërsa ka edhe 19 paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.