Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laporte dëshiron t’i bashkohet Barcelonës

Aymeric Laporte është i vendosur të largohet nga Manchester City këtë verë dhe po dëshiron që karrierën ta vazhdojë te Barcelona.

Mësohet se Laporte ka njoftuar Cityn me vendimin e tij dhe tashmë ka refuzuar ofertat e të gjitha skuadrave tjera për Barcelonën, ka shkruar të mërkurën “AS”.

Te City janë të gatshëm ta lirojnë Laporten, por po kërkojnë të paktën 30 milionë euro për kartonin e tij. 28-vjeçari këtë sezon ka pasur hapësirë të vogël te City dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola për të ardhmen. Ai ka regjistruar 19 paraqitje deri më tani, ndërsa me Cityn ka kontratë deri në vitin 2025. Laporte është pjesë e Cityt prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Athletic Bilbao dhe ka fituar katër tituj kampioni të Anglisë.