Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laporte do të kthehet në La Liga

Qendërmbrojtësi Aymeric Laporte sezonin e ardhshëm pritet të luajë në La Liga. “Daily Mail” ka shkruar të mërkurën se spanjolli do të largohet nga Manchester City këtë verë për t’u kthyer në Spanjë. Thuhet se Laporte tashmë ka njoftuar klubin anglez për vendimin, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë sezon.

Deri më tani Laporte ka regjistruar 15 paraqitje për Cityn në të gjitha garat, ndërsa me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2025.

Sipas të gjitha gjasave, Laporte do t’i bashkohet Barcelonës, ekip që ka kohë që po interesohet për transferimin e tij. 28-vjeçari është pjesë e Cityt prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Athletic Bilbao.