Sport

Laporte, dëshira e Athletic Bilbaos

Aymeric Laporte mund të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere.

Mediat spanjolle kanë raportuar se është trajneri Pep Guardiola që ka bërë të ditur se nuk llogarit në shërbimet e qendërmbrojtësit.

Situatën e krijuar po mundohet ta shfrytëzoj Athletic Bilbao. Drejtuesit e klubit të La Ligas po synojnë transferimin e 28-vjeçarit.

Laporte ka kontratë me “Qytetarët” deri në vitin 2025.

Ai te City u transferua pikërisht nga Athletic Biblao në vitin 2018.