Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi fiton me vështirësi ndaj Cagliarit

Juventusi ka shënuar fitore të vështirë, por shumë të vlefshme në udhëtim te Cagliari, duke e mposhtur me rezultat 2:1.

Cagliari kaloi në epërsi qysh në minutën e 10-të me Joao Pedron.

Matthijs de Ligt (45’) barazoi në fund të pjesës së parë, para se Dusan Vllahoviq (75’) të shënonte golin e fitores.

Trepikëshi e përforcon Juven në vendin e katërt me 62 pikë. Cagliari është i 17-ti me 25 pikë.