Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi favorit për Tchouamenin

Mesfushori francez Aurelien Tchouameni pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A.

Mediumet e huaja kanë raportuar të hënën se Juventusi është favorit për ta transferuar Tchouamenin, i cili është pjesë e skuadrës së Monacos. Thuhet se Monaco për ta lënë të lirë, po kërkon rreth 40 milionë euro.

Mesfushori 21-vjeçar po pëlqehet shumë nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri që po insiston për transferimin e tij në miniafatin kalimtar të janarit.

Tchouameni ka kontratë me Monacon deri në vitin 2024 dhe këtë sezon ka shënuar një gol në 13 paraqitje. Ai gjithashtu, ka edhe tri ndeshje me Përfaqësuesen e Francës.