Skuadra e Chelseat nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Monacos, Aurelien Tchouameni.
Mediumet britanike kanë raportuar të enjten se Chelsea po përgatit një ofertë për ta bindur Monacon në lirimin e mesfushorit në fund të këtij sezoni.
Thuhet se londinezët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 60 milionë euro për Tchouamenin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.
21-vjeçari është njëri prej mesfushorëve defensiv më të vlerësuar në Ligue 1. Ai ka kontratë me Monacon deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka shënuar dy gola në 26 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm