Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tchouameni mes Chelseat e Realit

Chelsea dhe Real Madridi janë në garë të fortë për mesfushorin e Monacos, francezin Aurelien Tchouameni.

Monaco ka pranuar ofertat e dy skuadrave, por në fund është futbollisti, ai që do të vendos për të ardhmen e tij.

Si Chelsea, ashtu edhe Reali, kanë ofruar mbi 50 milionë euro për 21-vjeçarin që po shkëlqen në Ligue 1 dhe gjasat janë të mëdha që Tchouameni të largohet nga Monaco gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tchouameni ka kontratë me Monacon deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka shënuar dy gola në 20 ndeshje në të gjitha garat. Ai, gjithashtu ka edhe gjashtë paraqitje me Përfaqësuesen e Francës.