Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea në garë për Tchouamenin

Edhe skuadra e Chelseat është futur në garë për shëbrimet e mesfushorit Aurelien Tchouameni, ka raportuar “The Sun” të premten.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka kërkuar transferimin e mesfushorit 21-vjeçar, i cili po tregon paraqitje të mira te Monaco.

Për kartonin e tij, ekipi nga Ligue 1, po kërkon të paktën 50 milionë euro dëmshpërblim.

Tchouameni ka kontratë me Monacon deri në vitin 2024 kurse këtë edicion ka shënuar dy gola në 20 paraqitje në të gjitha garat. Krahas Chelseat, interesim për reprezentuesin francez kanë shfaqur edhe Juventusi, Manchester City e Real Madridi.

Artikuj të ngjashëm