Skuadra e Liverpoolit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Monacos, Aurelien Tchouameni kanë raportuar mediumet angleze.
Mësohet se trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, po insiston në transferimin e mesfushorit që po kërkohet edhe nga skuadrat tjera të mëdha të Evropës.
21-vjeçari iu bashkua vitin e shkuar Monacos nga Bordeauxi dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 30 milionë euro.
Tchouameni ka kontratë me Monacon deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka shënuar dy gola në 15 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka edhe tri ndeshje me Përfaqësuesen A të Francës.