Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jota mund të mungojë gjatë shkaku i lëndimit

Foto: Reuters

Juergen Klopp ka konfirmuar se Diogo Jota ka pësuar dëmtim në kyçin e këmbës dhe sulmuesi pritet t’i mungojë Liverpoolit të paktën për një muaj.

Portugezi u lëndua në ndeshjen ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, duke u detyruar ta lë fushën para kohës.

“Ne kemi nevojë për një vlerësim të mëtejshëm. Çdo gjë është e mundur për fat të keq. Duhet të presim”, deklaroi Klopp.

Sipas stafit mjekësor të klubit anglez, Jota mund të mungojë të paktën deri në fund të muajit mars.

Portugezi ka shkëlqyer këtë edicion te Liverpooli duke shënuar 17 gola.