Dominuese në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për futbolliste ka qenë edhe Përfaqësuesja e Japonisë, që mposhti Zambinë në ndeshjen e Grupit C.
Japonia e Spanja tani kanë nga tri pikë në këtë grup, kurse Kosta Rika dhe Zambia janë pa pikë në pozitën e tretë dhe të katërt. Edhe Zambia debuton në Botëror.
Hinata Miyazawa në minutën e 43-të shënoi për 1:0. Japonezet dyfishuan epërsinë në minutën e 55-të, me Mina Tanakan, ndërsa Miyazawa shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 62-të.
Jun Endo në minutën e 71-të shënoi për 4:0, kurse Riko Ueki nga penalltia, vulosi rezultatin përfundimtar të takimit në minutën e 11-të të kohës shtesë.