Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Japonia “shkatërron” Spanjën dhe fiton grupin

Japonia ka shkëlqyer të hënën në kuadër të Kampionatit Botëror për futbolliste. Në Wellington të Zelandës së Re, Japonia fitoi 4:0 ndaj Spanjës. Hinata Miyazawa shënoi dy gola, ndërsa Riko Ueki e Mina Tanaka nga një. Ndeshja i ka takuar Grupit C.

Japonia shënoi fitoren e tretë rresht dhe fitoi grupin me nëntë pikë. Spanja avancon prej pozitës së dytë me gjashtë pikë.

Japonia është shfaqur përfaqësuese dominante në grup. Ka shënuar 11 gola dhe nuk ka pësuar ende asnjë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Zambia fitoi 3:1 ndaj Kosta Rikës. Zambia përfundon e treta me tri pikë, ndërsa Kosta Rika e fundit, pa pikë.