Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj me Sociedadin ndalin Sevillan

Sevilla nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë në shtëpi duke luajtur 0:0 me Real Sociedadin.

Me këtë barazim Sevilla ka bërë një hap prapa në luftë për titull të kampionit në Spanjë.

Vendasit kishin raste të mira shënimi por nuk arritën t’i konkretizonin.

Te Real Sociedadi 86 minuta luajti Adnan Januzaj.

Sevilla pas 29 ndeshjeve në La Liga ka 57 pikë ndërsa Sociedadi renditet në vendin e gjashtë me 48 pikë.