Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Adnan Januzaj me Sociedadin ndalin Sevillan

Real Sociedadi ka vazhduar serinë pa humbje në La Liga.

Të dielën në shtëpi Sociedadi ndau pikët me Sevillan, duke luajtur 0:0.

Në këtë ndeshje vendasit humbën një penallti me anë të Mikel Oyarzabal në minutën e 27-të.

Te Sociedadi në minutën e 39-të u inkuadrua Adnan Januzaj.

Pas pesë ndeshjeve Sociedadi ka 10 pikë të tubuara derisa Sevilla tetë sosh.