Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj titullar në fitoren e Sociedadit

Real Sociedadi është kthyer te fitorja në La Liga. Të shtunën në shtëpi Sociedadi mposhti Celta Vigon me rezultatin 1:0.

Në këtë ndeshje deri në minutën e 78-të luajti Adnan Januzaj.

Golin e fitores për vendasit e shënoi Mikel Oyarzabal në minutën e 13-të.

Me këtë fitore Sociedadi është në pozitën e katërt në La Liga me 33 pikë, derisa Celta Vigo në vendin e 12-të me 23 pikë.

Artikuj të ngjashëm