Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj kontribuon në fitoren e Sociedadit

Real Sociedadi ka shënuar fitore kundër Cadizit, duke bërë hap të mirë drejt mbetjes në zonën që dërgon në garat evropiane. Nga ana tjetër, Cadizi pëson disfatë që e rrezikon për rënie nga liga.

Të enjten mbrëma, Sociedadi fitoi me rezultatin 3:0 në kuadër të xhiros së 36-të të La Ligës spanjolle, kurse golin e dytë e shënoi Adnan Januzaj.

Januzaj e shënoi golin e dytë të skuadrës nga penalltia në minutën e 53-të. Ishte goli i tij i tretë sezonal, ndërsa luajti deri në minutën e 78-të.

Sociedadi është në pozitën e gjashtë me 59 pikë, ndërsa Cadizi në vendin e 17-të ka 35 pikë.

Artikuj të ngjashëm