Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sevilla e Januzajt largohet nga zona e rënies nga La Liga

Sevilla

Fitore me rezultat minimal, por shumë të rëndësishme ka shënuar Sevilla, klub në të cilin është edhe mesfushori kosovar, Adnan Januzaj.

Sevilla të hënën e mposhti Real Sociedadin me rezultat 1:0. Golin e fitores e shënoi sulmuesi me përvojë, Alexis Sanchez.

Ai realizoi golin e fitores 1:0 në minutë ne 50-të. Januzaj mbeti në stol

Sevilla është ngritur në vendin e 17-të me 37 pikë. Sociedadi është në vendin e nëntë me 43 pikë.