Mesfushori i Sevillas, Adnan Januzaj, ka treguar paraqitje të mirë në ndeshjen kundër Villarrealit, të martën mbrëma.
Januzaj ishte përballur me kritika të shumta për formën e dobët në vitet e fundit, por të martën shfaqi shenja pozitive në fushë. Ish-lojtari i Manchester Unitedit ishte goditur edhe nga lëndime të shpeshta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me largimin e tij nga fusha, tifozët shpërthyen në duartrokitje. Ai ka ende shumë për të dëshmuar vlerat. Megjithatë Januzaj është në rrugën e duhur. Meritat i takojnë Matias Almeydas”, shkruan sajti i afërt me klubin spanjoll “muchodeporte.com”.
30-vjeçari luajti deri në minutën e 59-të për Sevillan që humbi nga Villarreali 2:1, në kuadër të javës së gjashtë të La Ligas.
Januzaj i ka tri paraqitje këtë edicion.