Futboll

Januzaj rrezikon rënien me Las Palmasin pas humbjes nga Sevilla

Adnan Januzaj

Las Palmas ka pësuar disfatën e katërt rresht në La Liga të Spanjës.

Me humbjen 1:0 nga Sevilla në udhëtim të martën, Las Palmasi ka bërë tjetër hap prapa në garën për mbijetesë.

Ndeshja i takoi xhiros së 36-të, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe dy xhiro.

Golin e fitores e shënoi Alvaro Pascual në minutën e 52-të.

Las Palmasi zë vendin e parafundit me 32 pikë. Sevilla, është ngritur në vendin e 14-të me 41 pikë.

Te Las Palmasi deri në minutë ne 80-të u paraqit, Adnan Januzaj, i cili është i huazuar nga Sevilla deri në fund të këtij edicioni.