Shefat Isufi ishte futur në boks me ëndrrën që të boksojë në arenat e mëdha, të cilat si i vogël i shihte nëpërmjet televizorit.
E këtë ëndërr ai mund të realizojë së shpejti e të boksojë në skenat më të mëdha të ringut profesionist, për tituj të mëdhenj, shkruan sot Koha Ditore.
Ai aktualisht është boksieri më i ranguar shqiptar në boksin profesionist. Isufi, që është nga Tërnoci i Madh, zë vendin e tretë në versionin botëror WBO dhe të pestin në versionin botëror WBA, dy nga katër versionet më të mëdha në boksin profesionist.
Isufi mban titullin Inter-Continental në versionin WBO dhe atë e mbrojti sërish më 21 korrik në Munchen, kur e mposhti belgun Mohamed El Achi. Synimet e tij janë që të boksojë së shpejti për titull bote në një nga versionet më të mëdha të boksit profesionist....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Isufin e ndajnë 12 raunde shumë të vështira nga titulli
-
Nga Krasniqi tek Isufi - meçet e shqiptarëve për tituj të botës
-
Isufi beson se do të mposhtë legjendën Saunders për titull të botës
-
Kushte të zbehta e ëndrra të mëdha për boksierin e talentuar, Riad Isufi
-
Shefat Isufi fiton titullin WBF në kategorinë gjysmë të rëndë