Sport

Isufin e ndajnë 12 raunde shumë të vështira nga titulli

Vetëm një javë pasi Robin (Haxhi) Krasniqi humbi titullin e Evropës, një boksier tjetër shqiptar i kategorisë super të mesme do të mundohet të fitojë titullin e botës në boksin profesionist.

Bëhet fjalë për Shefat Isufin, që në Stevenage të Anglisë do të përballet me britanikun e njohur Billy Joe Saunders, transmeton Koha Ditore.

Meçi Saunders - Isufi do të zhvillohet të shtunën mbrëma, ndërsa është i vlefshëm për titullin e botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO (World Boxing Organisation). WBO është një prej katër versioneve të mëdha të boksit profesionist.

Në Britani të Madhe nuk e vënë shumë në dyshim fitoren e Billy Joe Saundersit, por Isufi, ndonëse autsajder, i ka planet e tij. Ka dhënë deklaratë të fuqishme të enjten kur është mbajtur konferenca për shtyp para meçit, që do të zhvillohet në "Lamex Stadium".

Shefat Isufi është nga Tërnoci i Madh, ndërsa jeton në Gjermani, për të cilin vend edhe bokson.

"Jam boksier me goditje të fuqishme. Është meç prej 12 raundeve, por duhet vetëm një goditje për të ndryshuar luftën. Unë kam forcën për të qenë në gjendje ta bëj këtë", ka thënë Isufi në konferencën për shtyp....(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)