Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shefat Isufi fiton titullin WBF në kategorinë gjysmë të rëndë

Boksieri shqiptar Shefat Isufi ka fituar titullin e kampionit në versionin WBF në boks profesionist.

Isufi triumfoi të shtunën mbrëma në Gjermani me vendim unanim pas 12 raundeve ndaj bullgarit Grigor Saruhanian, duke rrëmbyer titullin WBF në peshën gjysmë të rëndë.

Titulli WBF nuk llogaritet ndër titujt e mëdhenj në boksin profesionist. Katër titujt e mëdhenj janë WBC, WBA, IBF dhe WBO, ndërsa pas tyre është titulli IBO.

Tre anëtarët e jurisë ia dhanë fitoren Isufit në meçin e të shtunës. Të tre e vlerësuan luftën 117:111.

Për Shefat Isufin 32-vjeçar është fitorja e 34-të në karrierë, karshi katër humbjeve e dy barazimeve. Bullgari Saruhanian ka pësuar humbjen e gjashtë karshi 16 fitoreve e një barazimi.

Edhe Boks, Bivol kampion i padiskutueshëm në kategorinë gjysmë të rëndë Luftarake Boks, Bivol kampion i padiskutueshëm në kategorinë gjysmë të rëndë

Isufi në maj të vitit 2019 kishte boksuar për titullin e botës në versionin WBO në kategorinë super të mesme, duke pësuar me vendim unanim pas 12 raundeve nga ylli i boksit Billy Joe-Saunders.

Që nga atëherë ka ndërruar kategorinë dhe po bokson në kategorinë gjysmë të rëndë.