Ish-kampionia e “Wimbledonit”, Angelique Kerber, luajti 3 orë e 19 minuta për ta mposhtur tenisten Sara Sorribes Tormo me rezultatin 2:1 në sete, 7:5, 5:7 dhe 6:4. Me këtë fitore, Kerber avancoi në raundin e dytë të turneut.
Gjermania e fitoi “Wimbledonin” në vitin 2018 dhe i ka tri Grand-Slame të fituara në total. Sorribes Tormo asnjëherë nuk ka kaluar në raundin e dytë në një turne të madh.