Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federer, tenisti më i vjetër që kualifikohet në raundin e tretë

Roger Federer është bërë tenisti më i vjetër që arrin në raundin e tretë të “Wimbledonit” në 46 vjet.

Federer e vazhdoi serinë e fitoreve kundër tenistit Richard Gasquet në 11. Të fundit e fitoi me 3:0 në sete, 7:6, 6:1 dhe 6:4.

“Jam shumë i lumtur me paraqitjen time”, i tha Federeri turmës së mbledhur në arenë.

Muajin tjetër, Federeri do të jetë 40-vjeçar. Ken Roseëall ishte 40-vjeçar kur shkoi deri në raundin e katërt, në vitin 1975.

Kundër Gasquetit, Federeri në total ka 19 fitore dhe 2 humbje. I ka fituar të pesë ballafaqimet në Grand-Slame pa e humbur asnjë set të vetëm.

Tani është në kërkim të titullit të nëntë në “Wimbledon” dhe të 21-tin në turne të mëdha. Do ta thyente rekordin që e mbanë bashkë me Rafael Nadalin, me nga 20 Grand-Slame të fituara.