Irani ka avancuar në gjysmëfinale të Kupës së Azisë pasi e fitoi ndeshjen dramatike kundër Japonisë.
Të shtunën, iranianët mposhtën japonezët me rezultatin 2:1, me një penallti të cilën e shënuan në minutat shtesë për fitoren e madhe.
Në minutën e 28-të, Japonia kaloi në epërsi me Hidemasa Moritan.
Por në pjesën e dytë, Mohammad Mohebi i barazoi shifrat fillimisht në minutën e 55-të.
Ndërkohë, golin e fitores nga pika e bardhë e realizoi Alireza Jahanbakhsh, në minutën e gjashtë të kohës shtesë.
Irani e eliminoi favoriten e turneut, ndërsa e kërkon titullin e parë të Azisë që prej vitit 1976.