Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jordania avancon në çerekfinale të Kupës së Azisë

Përfaqësuesja e Jordanisë ka avancuar në çerekfinale të Kupës së Azisë.

Të hënën, Jordania e mposhti 3:2 Irakun në ndeshjen e 1/8 së finales. Në pjesën e parë, Jordania shënoi gol në minutat shtesë, me anë të sulmuesit Yazan Al Naimat.

Megjithatë, Iraku u kundërpërgjigj me dy gola në pjesën e dytë dhe ishte në epërsi 2:1 deri në minutat shtesë të takimit.

Suad Natiq barazoi për 1:1 në minutën e 68-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë, Iraku avancoi 2:1 me golin e realizuar Aymen Hussein.

Në minutën e pestë të kohës shtesë, Jordania barazoi shifrat në 2:2 me golin e realizuar Yazan Abo Al Arab, ndërsa tri minuta më vonë, e siguroi fitoren dhe avancimin tutje. Golin e fitores për Jordaninë, e realizoi Nizar Al Rashdan.