Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jordania shokon Korenë e Jugut, shkon në finale për herë të parë

Jordania ka shënuar një nga sensacionet më të mëdha në Kupën e Azisë.

Të martën, Jordania e ka mposhtur 2:0 Korenë e Jugut në gjysmëfinale.

Jordanezët shkruan historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në finale.

Jordania e siguroi fitoren në pjesën e dytë. Yazan Al Naimat (53’) dhe Mousa Al-Tamari (66’) realizuan golat e fitores për shtetin e tyre, pasi shfrytëzuan gabimet në pasime nga lojtarët koreano-jugor – që në këtë ndeshje i kishin të shumta.

Jordania më herët eliminoi Irakun e Taxhikistanin. Në finale e pret fituesin e duelit Iran – Katar.

Korea e Jugut ndërkohë, nën drejtimin e gjermanit Jurgen Klinsmann, e mbylli turneun jashtë pritshmërive.