Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Afrika e Jugut befason Korenë e Jugut, mëson kundërshtarin në fazën nokaut

Afrika e Jugut

Afrika e Jugut ka shkaktuar një nga befasitë e Kupës së Botës, duke mposhtur Korenë e Jugut dhe duke u kualifikuar në fazën tjetër si e dyta në Grupin A.

Afrikano-jugorët triumfuan me rezultat minimal, falë golit të Thapelo Masekos në minutën e 63-të.

Me katër pikë, Afrika e Jugut është pozicionuar e dyta me katër pikë. Meksika përfundoi e para me pikë të plota.

Ndërkohë, Koreja e Jugut me tri pikë në vendin e tretë duhet të presë rezultatet nga ndeshjet e tjera për të mësuar nëse mund të jetë një nga tetë përfaqësueset më të mira që kalojnë tutje nga vendi i tretë.  

Në rundin e 32 më të mirave, Afrika e Jugut luan me Kanadanë - që është deri tash edhe ndeshja e parë e konfirmuar e fazës nokaut. 

Ndërkohë, Meksika ende s’e ka mësuar kundërshtarin.