Japonia ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Azisë pas fitores 3:1 ndaj Bahrejnit, të mërkurën.
Katër herë fituesi i kësaj gare ka avancuar tutje pas fitores pa telashe.
Ritsu Doan në minutën e 31-të dhe Takefusa Kubo në minutën e 49-të shënuan për epërsinë 2:0 të Japonisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Al Thumama” të Dohas.
Zion Suzuki realizoi autogol në minutën e 64-t për 2:1, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Ayase Ueda, në minutën e 72-të.
Për Uedan ishte goli i katërt i turneut.
Japonia në çerekfinale do të luajë kundër fituesit të ndeshjes mes Iranit dhe Sirisë.