Irani i është bashkuar Japonisë në çerekfinale të Kupës së Azisë.
Iranianët të mërkurën mbrëma në stadiumin “Abdullah bin Khalifa” të Dohas, mposhtën Sirinë me rezultatin 5:3, në ekzekutimin e penalltive.
Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1:1.
Edhe golat që u shënuan përgjatë 120 minutave ishin nga 11-të metra.
Mehdi Taremi në minutën e 34-t shënoi për Iranin, kurse për Sirinë realizoi Omar Maher Khribin.
Taremi në minutën e parë të kohës shtesë u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Pesë penalltitë që i ekzekutuan iranianët ishin të sakta, ndërsa për sirianët dështoi Fahd Youssef.
Ndeshja çerekfinale mes Iranit dhe Japonisë zhvillohet të shtunën.
Artikuj të ngjashëm