Skuadra e Interit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, spanjollin Alvaro Odriozola.
“Tuttosport” ka raportuar të hënën se Interi pritet së shpejti ta kontaktojë Real Madridin në lidhje me transferimin e Ordiozolas. Për ta lënë të lirë 26-vjeçarin, Reali po kërkon rreth 15 milionë euro.
Odriozola nuk bën pjesë në planet e ekipit për sezonin e ri dhe Reali po mirëpret të gjitha ofertat për të. Sezonin e fundit, Odriozola ishte i huazuar te Fiorentina, ekip për të cilin shënoi një gol dhe bëri një asistim në 25 paraqitje në Serie A.
Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2024.