Skuadra e Fiorentinas ka arritur marrëveshje me Real Madridin për mbrojtësin e krahut të djathtë, Alvaro Odriozola.
“Sky Sport” ka njoftuar të enjten se Odriozola të premten do t’i kryejë kontrollimet mjekësore përpara se të prezantohet te ekipi italian.
Ai te Fiorentina do të huazohet për një vit, pasi te Reali nuk llogaritin në shërbimet e tij këtë edicion.
25-vjeçari ka kontratë me Realin deri në vitin 2024 dhe deri më tani, ka 43 ndeshje në total duke shënuar tri gola dhe asistuar dhjetë herë.
Odriozola iu bashkua Realit nga Sociedadi në vitin 2018 për 30 milionë euro kurse në sezonin 2019/20 luajti për gjashtë muaj te Bayern Munichu si i huazuar.