Mbrojtësi i krahut të djathtë, Alvaro Odriozola, do të largohet nga Real Madridi për t’u huazuar te Milani për sezonin e ri.
Mediumet italiane kanë njoftuar të martën se marrëveshja për huazimin njëvjeçar të 25-vjeçarit tashmë është arritur mes klubeve dhe pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.
Odriozola ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024, por sezonin e shkuar nuk pati hapësirë të mjaftueshme. Ai bëri vetëm 13 paraqitje në La Liga.