Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi siguron Odriozolan

Alvaro Odriozola

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Alvaro Odriozola pritet të jetë përforcimi i parë te Juventusi për edicionin e ardhshëm. “Tuttosport” ka njoftuar të martën se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje si me futbollistin ashtu edhe me Real Madridin, ekip që posedon kartonin e tij.

Mësohet se për transferimin e 27-vjeçarit këtë verë, Juventusi do të paguajë 7 milionë euro, ndërsa Odriozola do të firmosë kontratë trevjeçare me ekipin italian.

Odriozola ka kohë që është nxjerrë në shitje nga Reali, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit. Ai para fillimit të këtij edicioni u rikthye te Reali pas huazimit nga Fiorentina, por ka regjistruar vetëm 5 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin e ardhshëm.