Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Odriozola, në listën e Juventusit

Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë, dhe kandidati kryesor është Alvaro Odriozola.

Massimiliano Allegri ka praktikuar formacionin me tre mbrojtës në këtë sezon, ndërsa Juan Cuadrado është përdorur si mesfushor i krahut të djathtë.

Por kolumbiani do ta vazhdojë karrierën në ndonjë skuadër tjetër, ndërsa Odriozola po shihet si zëvendësuesi ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ai ka luajtur te Fiorentina në Serie A, ndërsa edicionin e kaluar ishte pjesë e Real Madridit.

27-vjeçari, megjithatë, nuk gjeti hapësira në formacionin e Carlo Ancelottit dhe luajti vetëm 92 minuta në gjashtë paraqitjet që i pati në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm