Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi e Juventusi, në garë për Auguston e Monzas

Interi dhe Juventusi janë në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë të Monzas, Carlos Augusto.

Kështu kanë shkruar mediat italiane të shtunën gjatë ditës.

24-vjeçari kontribuoi me gjashtë gola të shënuar e pesë asistime në Serie A përgjatë edicionit 2022/23.

Ai ka edhe një vit kontratë me skuadrën e Monzas dhe pritet të largohet nga skuadra në këtë verë.