Skuadra e Interit ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Carlos Augusto. Ai tek Interi është prezantuar të martën, ndërsa i është bashkuar nga skuadra e Monzas.
Në fakt, Augusto është huazuar tek Interi, ekip që e ka të detyruar blerjen e tij në fund të edicionit 2023/24. Për huazimin e tij njëvjeçar, Interi ka paguar 4 milionë euro ndërsa transferimi i përhershëm i Augustos do t’i kushtoj 16 milionë euro.
Tek Interi, Augusto ka zëvendësuar Robin Gosensin, i cili karrierën do ta vazhdoj në Bundesligë te skuadra e Union Berlinit. Augusto me Interin do të firmos kontratë pesëvjeçare dhe do të ketë pagë vjetore prej 2.2 milionëeurosh.
24-vjeçari prej vitit 2020 ka qenë pjesë e Monzas, ndërsa edicionin e shkuar tregoi paraqitje të mira në Serie A, ku shënoi 6 gola dhe asistoi 5 herë në 35 ndeshje.
Ai karrierë ka bërë edhe te Corinthiansi në Brazil.