Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Carlos Augusto, raporton “Tuttosport” të enjten. Bëhet e ditur se Juventusi ka bërë gati ofertën për ta bindur Monzan në lirimin e 24-vjeçarit.
Për Auguston, i cili po tregon paraqitje të mira këtë sezon, Juventusi pritet të ofrojë 10 milionë euro. Në 20 ndeshje të luajtura deri më tani në Serie A, Augusto ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë.
Ai te Juventusi po shihet si zëvendësim ideal për Alex Sandron, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit.
Augusto në vitin 2020 iu bashkua Monzas nga Corinthiansi dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2024.